Ndalohet flamuri i Konfederatës

Futboll

Ndalohet flamuri i Konfederatës

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:25
Ndalohet flamuri i Konfederatës

Gjithmonë është ekspozuar dhe toleruar, një miksim provokacioni dhe folklori, por që tani e tutje, të paktën në eventet e Nascar nuk është më i mirëpritur. Bëhet fjalë për flamurin e Konfederatës, simbolin nën të cilin shtetet e jugut që ishin pro skllavërisë, luftuan gjatë luftës civile në Shtetet e Bashkuara. Është një nga efektet e vdekjes së George Floyd, njeriut që vdiq në Minneapolis i mbytur nga një polic që gjatë arrestimit i mori frymën duke e mbajtur me një gju në fyt. Një vdekje që bëri të shpërthejnë protesta të dhunshme në gjithë amerikën, duke i dhënë jetë lëvizjes “Black Lives Matter”, jetët e të zinjve kanë vlerë.

Edhe Nascar ka marrë zyrtarisht një pozicionim në lidhje me çështjen, duke ndaluar shpalosjen në eventet e saj të flamurit që sigurisht nuk është një simbol i integrimit dhe barazisë rracore. “Prezenca e flamurit të Konfederatës në eventet e Nascar është kundër impenjimit tonë për të ofruar një ambient mikpritës dhe gjithëpërfshirës për të gjithë fansat, pilotët dhe aktivitetin tonë. Të Bashkojmë njerëzit në emër të dashurisë për garat, duke krijuar ndjesinë e komuniteti, është ajo që i bën të veçantë tifozët tanë dhe këtë sport. Ekspozumi i flamurit të Konfederatës do të jetë i ndaluar në të gjitha aktivitetet dhe vendet e menaxhuara nga Nascar”, bënë të ditur nëpërmjet një komunikate organizatorët e garës, shkruan supersport.

Çështja u ngrit fillimisht këtë javë nga Bubba Wallace, piloti me ngjyrë i Nascar i lindur në Alabama, i cili u shpreh publikisht duke kërkuar që flamuri i Konfederatës të ndalohej.

Nascar u përgjigj duke e pranuar kërkesën pak orë pas provës së Martinsville në Virginia, ku Wallace garoi me një disajn special të zi mbi Chevroletin e tij me Hashtagun “Black Lives Matter”. “kanë qenë javë stresuese – deklaroi Wallace pas garës ku përfundoi i 11, – ishte padyshim gara më e madhe e karrierës time, jam i emocionuar ishjte një mbremje emocionesh të mëdha. Mbi kofanon e tij tre fjalë, thuajse një lutje laike për tolerance , “Compassion, Love, Understanding”. Dhembshuri, dashuri, mirëkuptim, nën një shtrëngim duarsh vëllazëror mes një krahu të bardhë dhe një të zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat