Skandali në klubin e madh, dyshohet se kanë kryer seks me të mitura

Futboll

Skandali në klubin e madh, dyshohet se kanë kryer seks me të mitura

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:42
Skandali në klubin e madh, dyshohet se kanë kryer seks me të mitura

Dy futbollistë të klubit të njohur izraelit, Makabi Tel Aviv, janë duke u përballur me akuza të rënda.

Ditën e djeshme në polici, kanë shkuar disa ankesa, ku thuhej se dy lojtarë të këtij klubi kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura.

“Channel 13”, raporton se policia menjëherë ka nisur nga puna për të zbardhur të vërtetën dhe këtë ia kanë bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit të njohur.

Sipas ankesës së bërë në polici, thuhet se dy lojtarët janë takuar dy vajzat e mitura në një event dhe kanë shkëmbyer numrat me njëri-tjetrin.

Pas kësaj ata kanë komunikuar dhe i kanë paguar atyre një taksi, ku i kanë marrë në shtëpi dhe mendohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Emrat e dy futbollistëve nuk bëhen  të diture, deri në momentin që do të zbulohet e vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat