Formacioni i Lirisë që tronditi Hajdukun e Splitit!

Futboll

Formacioni i Lirisë që tronditi Hajdukun e Splitit!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2020 Në ora: 19:03
Liria e vitit 1988

Pak kush besonte atëkohë se Liria nga Prizreni do ta rrëzonte Hajdukun e Splitit në të 16-ën e finales së Kupës së Marshall Titos në futboll. 

Në stadiumin në Prizren, sipas gazetës kroate “Jutarnj List”, festë futbolli, mbi 6 mijë shikues pikërisht me 3 gusht të vitit 1988. 
Liria si anëtare e ligës së dytë e rrëzoi nga Kupa skuadrën e madhe Hajdukun. 

Sfida në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve kishte përfunduar 0:0, ndërsa Liria triumfoi me 5:4 pas kryerjes së penalltive.  

Image

Kapiteni Tipuriç pranon lulet

Image

Gazeta kroate Jutarnj List

Liria-Hajduku    0:0 - 5:4 me penallti 
Stadiumi në Prizren.
Shikues:6.000.
Gjyqtarë: Abdullah Abdullahu (Novi Pazari).
Penalltitë, për Lirinë shënuan: Luma, Tutiq, Çejku, Ramadani dhe Gaxholli dhe për Hajdukun: Toshiq, Karaçiç, Shtimac, Drazhiç. Dështoi kapiteni Tipuriç.    
Liria: Bjeliq 7, Bellanica 6, Cvetanovski 7, Nikoliqi 6, Çejku 6, Gjinali 6.5, Kelmendi 6.5, Tutiq 6.5, Gaxholli 6.5, Ramadani 7 dhe Hasi 5 (Luma 92’ - 6).
Hajduku; Pralija 7.5, Jellaviq 5 (Lajiç 6), Toshiq 6, Tipuriç 6, Jerkan 6, Pajoviç 6, Drazhiç 6, Karaçiç 6.5, Alar 5.5 (Krstoviq 98'), Shtimac 6 dhe Bokshiç 7.
Notat janë të gazetës kroate “Jutarnj List”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat