Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të javë së 24-të në Superligë

Futboll

Sot zhvillohen dy ndeshjet e para të javë së 24-të në Superligë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:37
Ilustrim

Sot zhvillohen dy takimet hapëse të xhiros së 24-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani udhëton drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me Flamurtarin.

Pritet të jetë një transfertë delikate për skuadrën nga Suheraka, të cilët janë futur në një presion të madh edhe pas gabimit ndaj Drenicës javën e kaluar.

Në xhiron e 22-të, të fundit para ndërprerjes së kampionatit, kuqezinjtë kishin mundur Ballkanin 2:1.

Ndeshja tjetër e ditës luhet në Klinë, ndërmjet Dukagjinit dhe skuadrës së Feronikelit.

Djemtë e Afrim Tovërlanit duan vetëm fitore, në mënyrë që t’i afrohen pozitës së dytë në renditje.

Të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat