Cavani shokon Interin, kërkon pagë tejet të lartë

Futboll

Cavani shokon Interin, kërkon pagë tejet të lartë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 13:45
Edinson Cavani

Edinson Cavani, lojtari i 200 golave me PSG, nuk ka vend më tek skuadra kampione e Francës.

Sulmuesi uruguajan nuk i ul kërkesat e tij për pagën, pavarësisht insistimit të Interit.

33-vjeçari uruguajan e përfundon kontratën me PSG më 30 qershor dhe, megjithëse dëshira e tij është të provojë sfidën e fundit të madhe në Europë, me Interin një destinacion të mirë, nuk është i gatshëm të bëjë ulje, aq më pak kur kërkesa që e ndan nga oferta zikaltër është jo më pak se 3 milionë euro.

Interi i ofron atij 9 milionë euro pagë vjetore, por Cavani dëshiron të paguhet patjetër me 12 milionë. Kjo është arsyeja pse negociatat me klubin zikaltër kanë ngecur.

Në klubin italian e shohin Cavani si zëvendësues perfekt për Lautaro, në rast se argjentinasi kalon te Barcelona.

Interi nuk është i gatshëm ta prishë “tavanin” e pagave me uruguajanin, t’i japin atij më shumë se Lukaku dhe Eriksen, domethënë 7.5 milionë euro në vit, plus bonuset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat