Bën një jetë bariu

Futboll

Bën një jetë bariu

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 13:57
Bën një jetë bariu

Kosit barin dhe bën shëtitje në kalë, por jo për këtë arsye ka hequr dorë nga karriera e tij si bomber. I larguar momentalisht në një jetë prej bariu gjatë karantinës në rezidencën e tij në fshatin e Saltos (në Uruguai) Edinson Cavani, në skadencë kontrate me PSG-në, kërkon një sfidë të fundit.

Mundësisht në Europë, por jo për këtë arsye detyrimisht me ulje page.

Për këtë, ashtu siç ndodhi në janar me Atletikon e Madridit, kërkesa e uruguaianit ka frenuar edhe joshjen e Interit, që vazhdon të mendojë për një situatë post-Lautaro në rast se argjentinasi vërtet do të përfundonte te Barcelona. Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi prej 200 golash me parisienët nuk zbret poshtë 12 milionë eurove neto në sezon.

Klubi zikaltër parashikon të mos shkojë përtej shifrës së parashikuar në kontratat e Lukakut dhe Eriksenit, ose më saktë 7,5 milionë plus bonuse (rreth 9).

EKUILIBËR – Pra, frenimin e asaj që dukej një fejesë e lumtur, ka qenë pikërisht vendosmëria e përfaqësuesve të Cavanit për të mos kanosur përfitimet e tij financiare. Te PSG, Kavani përfiton 1,345 milionë euro bruto në muaj me rekordmenët e Ligës 1: ka pagën e katërt më të lartë të klubit francez, pas Nejmarit, Mbapesë dhe Silvës.

Vështirë të gjendet një tjetër klub që mund t’i garantojë të njëjtën siguri. Me siguri jo Interi, që aplikon një politikë të kujdesshme të pagave, edhe për të mbajtur ekuilibrin në grup. Kështu, pas disa bisedash, negociatat janë ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat