Tirana nuk njeh humbje

Futboll

Tirana nuk njeh humbje

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 14:21
Tirana nuk njeh humbje

Kukësi vazhdon të besojë te titulli kampion, edhe pse diferenca mbetet 9 pikë nga Tirana! Zv trajneri i verilindorëve, Rrahman Hallaçi, i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News, mendon se Tirana nuk është ekip absolut..

“Tirana ka bërë mirë dhe me meritë është në vend të parë. Por dhe skuadra jonë ka bërë mirë, ndoshta kemi pasur fatin kundër. Po na rikthehet fati dhe po fitojmë në fund, ashtu siç kemi lënë pikë ndeshje më përpara”.

“Nuk mund të them që skuadra është ekipi absolut në futbollin shqiptar, pasi dhe Kukësi ka dhënë shumë këtë sezon. Duke parë që Kukësi ka lënë pikë në sekondat e fundit, ka pasur fatin kundër.

Por Tirana është në vend të parë dhe ka meritë, por dhe ekipi i Kukësit ka treguar shumë këtë kampionat. Tirana nuk i shtyp skuadrat. Kë po shtyp, që i shënoi 5 gola Luftëtarit? Kundër cilës skuadër ka dominuar Tirana?!”, u shpreh zv. trajneri i Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat