Muriqi rikthehet sot

Futboll

Muriqi rikthehet sot

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:15
Muriqi rikthehet sot

Superliga e Turqisë do të rifillojë sot me dy ndeshjet që do të luhen pa praninë e shikuesve në stadiume.

Sot, Trabzonspori e viziton Goztepen, kurse Fenerbahçe e pret Kayserisporin. Ndeshje tjera luhen të shtunën e të dielën.

Në aksion sot kthehet sulmuesi kryesor i Kosovës, Vedat Muriqi, që është pjesë e Fenerbahçes. Në pjesën e parë të edicionit ai ka treguar formë të lartë.

Të premten paradite Fenerbahçe ka zhvilluar një stërvitje të lehtë, ndërsa Muriqi ka gëzuar trajnerët e skuadrës. Ai ditëve të kaluara ka pasur një lëndim muskulor, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kayserisporit.

Nuk ka ditë që mediet turke nuk shkruajnë për mundësinë e transferimit të Muriqit te skuadra nga top-ligat evropiane.

Zhvillimit të Muriqit po i gëzohen edhe te Rizespori, njëra prej ish-skuadrave të tij. Presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal ka thënë se Muriqi është burim i krenarisë për klubin e tij.

“Vërtetë dua që Muriqi të jetë i suksesshëm. Nuk e di nëse do të shkojë te ndonjë klub tjetër apo jo. Nëse ai transferohet te ndonjë klub nga Fenerbahçe, klubit tonë i takojnë 15 për qind nga ajo shitje. Muriqi është djalosh dhe futbollist shumë i mirë. Paratë nuk janë çdo gjë. Suksesi i Vedatit është burim i krenarisë për ne”, ka thënë Kartal, raporton “goal.com”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat