Nuk ndihet mirë - Bota Sot
Nuk ndihet mirë

Futboll

Nuk ndihet mirë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:26
Nuk ndihet mirë

Pipo Inzagi nuk ndihet mirë kur shikon sesa kanë shënuar Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi. Ish-futbollisti i Milanit tregon arsyen se përse nuk i pëlqen kjo gjë.

“Nervozohem me Mesin dhe Ronaldon sepse për shkak të tyre duket sikur unë dhe Raul kemi shënuar shumë pak në kupat e Europës”, shprehet Inzagi.

Italiani e la futbollin në vitin 2021 teksa kishte shënuar 70 gola në kupat e Europës  me fanellat e Parmës, Juventusit dhe Milanit. Kurse shifrat e Ronaldos dhe Mesit janë shumë më të larta me portugezin që ka shënuar 131 gola dhe argjentinasi 117 gola.

Inzagi drejton skuadrën e Beneventos dhe pavarësiht se e zemërojnë këto statistika prapë ai tregon se si e merr si shembull në dhomat e zhveshjes Kristiano Ronaldon: “Gjthmonë e përdor si shembull Ronaldon në dhomat e zhveshjes për lojtarët e mi, sepse e di shumë mire se sa stërvitet ai”, përfundon Inzagi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat