Semedo është bërë çështje në Barcelonë

Futboll

Semedo është bërë çështje në Barcelonë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:57
Semedo është bërë çështje në Barcelonë

Nelson Semedo është bërë çështje në Barcelonë për shkak të një feste me 20 persona, çka është e ndaluar për shkak të Koronavirusit.

Por, Barcelona ka marrë menjëherë masat duke e izoluar futbollistin në stërvitje.

Semedo nuk u stërvit me pjesën tjetër të grupit, por punoi i veçuar dhe në këtë mënyrë rrezikon të humbasë sfidën e ditës së shtunë mes Majorkës dhe Barcelonës.

Serxhi Roberto mund të jetë titullari për Kike Setienin. Semedo festoi ditëlindjen e një shoku me një drekë ku ishte një grumbull i madh njerëzish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat