Interi në bisedime

Futboll

Interi në bisedime

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 16:18
Interi në bisedime

Interi thuhet se është në bisedime të avancuara me mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali, duke përgatitur një marrëveshje 5-vjeçare me vlerë 2.5 milion euro në vit plus bonuse për të riun italian.

Gazetari i njohur Nicolo Schira pretendon se Brescia kërkon 50 milionë euro për italianin dhe të dy klubet nuk kanë arritur ende në një marrëveshje.

Por sipas raportit, Nerazzurrët tashmë i kanë ofruar kushtet personale lojtarit dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 20-vjeçarit një marrëveshje fitimprurëse.

Tonali është kërkuar nga klubet më të mëdha në Evropë dhe dy gjigantët italianë, Interi dhe Juventusi, janë lidhur me të që prej vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat