Juve ka vendosur për Dybalan

Futboll

Juve ka vendosur për Dybalan

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 11:25
Dybala

Një vit më pas, Juventusi po punon fort për ta mbajtur Dybalan – derisa në vitin 2019 deshën ta largojnë nga Torino.

 Rinovimi i Paulo Dybala me Juventusin është afër.

Këtë e ka konfirmuar Fabio Paratici, i cili shuan thashethemet për të ardhmen e argjentinasit.

Drejtori sportiv Zonjës së Vjetër, i intervistuar nga “Rai”, siguron që palët po punojnë për marrëveshjen.

Dybala ishte pranë largimit verën e kaluar, por tani Juve ka kuptuar rëndësinë e tij dhe e do edhe për shumë sezone në Torino.

“Ne nuk shqetësohemi. Jemi në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit, kemi marrëdhënie të shkëlqyera me ta dhe me Paulo, jemi absolutisht optimistë dhe të sigurt”, tha ai kur u pyet për marrëveshjen.

“Dybala dëshiron rritje rroge? Është e kuptueshme për secilin që ri negocion kontratën, është gjë logjike”.

26 vjeçari është pjesë e Juves që nga viti 2015. Ai ka bërë   217 paraqitje, ka shënuar 91 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat