Berisha sfidon Dortmundit, Rashica ka punë me Paderbornin

Futboll

Berisha sfidon Dortmundit, Rashica ka punë me Paderbornin

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 12:58
Rashica

Java e 31-të në Bundesligën gjermane vazhdon me disa sfida shumë interesante, transmeton Insporti.

Mbrëmjen e kaluar (e premte), RB Lepizig fitoi si mysafir i Hoffenheimit me rezultat 2-0 duke ndjekur hapin për vendin e dytë në ligë.

Ndërkohë sot zhvillohen 6 takime të tjera në Gjermani.

Werder Bremeni i Milot Rashicës udhëton drejt Paderbornit i cili gjendet në pozitën e fundit në tabelë. Të dyja ekipet nuk kanë shfaqur formë të mirë këtë sezon dhe gjenden në pozitat që dërgojnë në Bundesligën 2.

Sfidë e vështirë edhe për Valon Berishën, ku Fortuna Düsseldorf e pret në shtëpi Borussia Dortmundit.

Fortuna ka 28 pikë në 30 ndeshjet e para dhe gjendet në pozitën e 16-të, vend ky që dërgon në play-out.

Bayern Muncheni mund ta fitoi titullin në sfidën e fundit të ditës së sotme që e luan ndaj Borussia Monchengladbachut me fillim nga ora 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat