Vedat Muriqi flet pas golit dhe fitores

Futboll

Vedat Muriqi flet pas golit dhe fitores

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 13:02
Vedat Muriqi flet pas golit dhe fitores

Vedat Muriqi e ka gjetur rrjetën në fitoren e Fenerbahçes kundër Kayserispor në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u la në stol për ndeshjen e parë pas pandemisë.

Megjithatë, ai u inkuadrua në lojë në minutën e 63’, kur vendasit po humbisni 0-1.

Pas disa minutave të mira në fushë, duke rrezikuar portën kundërshtare, në atë të 87’, vendasit fituan një penallti dhe Muriqi e konkretizon atë në gol.

Një minutë më vonë, Luiz Gustavo shënoi për 2-1, duke rrëmbyer kështu tri pikë të arta në këtë takim.

Ani pse nuk qëndroi në fushë më shumë se 30 minuta, pasi hyri në pjesën e dytë – Muriqi u vlerësua si një ndër futbollistët më të mirë të ndeshjes.

Ai u shpreh i lumtur me këtë fitore.

“Nuk kemi fituar në 7 xhirot e fundit. Edhe vitin e kaluar kemi pasur një sezon të keq, por jo me kaq ndeshje pa fitore. Kjo fitore na ngriti moralin para ndeshjes së martës. Patëm vështirësi pas 2 muajsh pauzë”, deklaroi ai.

Muriqi foli edhe për lojën pa tifozë, natyrisht që nuk i pëlqen.

“Natyrisht, të luash në stadiumin e zbrazët pa tifozë është gjithashtu shumë e mundimshme për futbollistët. Sidomos kur e dimë se tifozët tanë janë të rëndësishëm dhe gjithmonë na mbështesin në ndeshjet në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat