Emrat e mëdhenj, Ajet Shosholli nuk e harron kurrë këtë ditë

Futboll

Emrat e mëdhenj, Ajet Shosholli nuk e harron kurrë këtë ditë

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 13:16
Emrat e mëdhenj, Ajet Shosholli nuk e harron kurrë këtë ditë

21 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, trajneri legjendar Ajet Shosholli falënderon futbollistët dhe miqtë nga Tetova për humanizmin e tyre

Me 12 qershor të vitit 2020 bëhen 21 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.
Është përvjetori i ditës së çlirimit të Kosovës, i cili tek shqiptarët kujton triumfin ndaj agresorit serbo-jugosllavë dhe rikthimin e mijërave shqiptarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre, pas një kohe të jetuar si refugjatë jashtë vendlindjes së tyre, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

E këtë ditë të paharrueshme e ka kujtuar edhe trajneri legjendar nga Kosova, Ajet Shosholli. Ai në profilin e tij në Facebook ka ndarë një poster nga ndeshja humanitare e zhvilluar në Tetovë mes ekipit të Prishtinës dhe reprezentacionit të Tetovës.
Nuk ka qenë e lehtë të organizohet një ndeshje e tillë, andaj respekt dhe mirënjohje për të gjithë aktorët dhe ata që kontribuan të luhet kjo ndeshje humanitare.

Për Prishtinën kanë luajtur: Xhemal Zeqiri, Arbnor Morina, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Arsim Abazi, Synaj dhe Suat Keci, Afrim Tovërlani, Harun Isa, Erxhan Menga, Ardian Kozniku, Kujtim Shala, Muharrem Sahiti, Adil Vokrri. Selektor i Prishtinës: Ajet Shosholli.

Ja postimi i plotë i trajnerit Shosholli:
Me 12 qershor 1999 në ditën kur NATO zbarkon në Kosove luajtëm ndeshjen humanitare në Tetovë në mes të Reprezentacionit të Tetovës dhe ekipit të Prishtinës.

Per ekipin e Prishtines luajten futbollistet qe ne ate kohe ishin refugjate ne Maqedoni dhe ata te cilet luanin ne shtetet Evropjane.

Në ndeshje ishin prezente më tepër së dhjetë mijë shikues dhe u inkasuan afro 12.000 DM marka gjermane të cilat nëpër mes organizatëes humanitate EL HILALL ju shperndan refugjatëve kosovar që gjendeshin në kampet e Maqedonisë.

Falënderojë të gjithë futbollistët që ju përgjigjen ftesës që për këtë ndeshje dhe dhanë kontributin e tyre me aspektin humanitar.

Gjithashtu falënderojë edhe miqët tanë nga Tetova, që na ndihmuane në organizimin e kësaj ndeshje si: Enver Sylejmani, Shaban Sejdiu , Mevaip Osmani, Skënder Jonuzi, Ibro Osmani, Aqim Mehmeti e shumë të tjere.

Dy foto emocionuese nga ajo kohë na solli edhe vet Enver Sulejmani, një njeri i palodhur dhe patriot shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat