Lampard nuk duron më, zëvendëson Kepën me portierin turk

Futboll

Lampard nuk duron më, zëvendëson Kepën me portierin turk

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 14:27
Kepa Arrizabalaga

Chelsea nuk do t’i besojë më portierit Kepa Arrizabalaga. Ky sezon ka qenë shumë i dobët për portierin, madje trajneri Frank Lampard e la në stol për disa ndeshje duke i besuar veteranit Caballero.

Tekniku Sarri ka patur po ashtu probleme me Kepën dhe duket se investimi prej 80 milionë eurosh në 2018 në arkat e Athletic Bilbaos ka shkuar dëm. Drejtuesit e londinezëve kanë hedhur sytë te turku Uakurcan Cakir.

24-vjeçari është titullar i Trabzonsporit dhe ka bërë mjaft mirë. Ai ka pësuar 28 gola nga 26 ndeshje të zhvilluara, por ka qenë vendimtar për ekipin e tij. Cakir ka luajtur dhe 2 ndeshje për kombëtaren turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat