Rashica dështon nga penalltia, fitore bindëse e Werderit

Futboll

Rashica dështon nga penalltia, fitore bindëse e Werderit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:16
Rashica dështon nga penalltia, fitore bindëse e Werderit

Skuadra e Werder Bremenit shënon fitore me rezultat 5:1 ndaj Paderbornit, në ndeshjen e javës së 31-të në Bundesliga I.

Vendasit nuk kishin forcë t’i bëjnë ballë lojës së shkëlqyeshme të bremenasve. 
Në minutën e 18-të Milot Rashica dështon nga penalltia, megjithatë kjo fare nuk e dekoncentroi ekipin e tij. 

Golat për Werderin i shënuan Klaasen (20') e 39'), Osako (34'), Eggestein (60'), Fullkrug (90+2) dhe për Paderbornin realizon Sabiri (66’).
Për Paderbornin ka luajtur shqiptari Klaus Gjasula që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të. Gjasula u zëvendësua në minutën e 64-të. 

Rashica u paraqit standard dhe u zëvendësua në minutën e 59-të. Werderi importoi tri pikë të mëdha në luftë për mbijetesë. 
Werderi është në pozitën e parafundit përkatësisht i 17-ti me 28 sosh dhe Paderborn i fundit me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat