Konfirmon PSG: Cavani dhe Thiago Silva largohen gjatë verës – fundi i një epoke

Futboll

Konfirmon PSG: Cavani dhe Thiago Silva largohen gjatë verës – fundi i një epoke

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 19:23
Ilustrim

Cavani dhe Silva do të largohen nga PSG.

Skuadra e Paris Saint Germain, përmes drejtorit sportiv të skuadrës, Leonardo, kanë konfirmuar për dy largime të mëdha në skuadër, gjatë merkatos së verës.

Edinson Cavani, golashënuesi më i mirë në historinë e PSG, do të largohet nga skuadra.

Uruguaiani ka 301 paraqitje të regjistruara me fanellën e PSG, ku ka shënuar 200 gola dhe ka fituar 19 trofe.

Të njëjtin fat do ta ketë edhe Thiago Silva, i cili ishte ndër transferimet e para të mëdha të PSG, në kohën kur kalonte nga Milan, si një nga mbrojtësit më të mirë në botë asokohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat