Dalin rezultatet për Covid-19 në Premierligë, dy raste pozitive

Futboll

Dalin rezultatet për Covid-19 në Premierligë, dy raste pozitive

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Premierliga ka njoftuar për rezultatet e fundit nga të testuarit për Covid-19.

Në kohën kur janë mbyllur të gjitha planet për rifillimin e sezonit dhe pritet rifillimi i ndeshjeve të para në Angli, rezultatet e Covid-19 po shqetësojnë ligën.

Pas 1200 testimeve për Covid-19, dy raste kanë rezultuar pozitive mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit në Premierligë.

Këto dy raste vijnë nga dy klube të ndryshme, dhe identiteti i të prekurve nuk është bërë i ditur.

Shtatë raundet e para të testimeve tregonin 14 raste pozitive dhe 7474 negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat