Ravanelli “gjen” një skuadër për Gonzalo Higuain

Futboll

Ravanelli “gjen” një skuadër për Gonzalo Higuain

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:43
Fabrizio Ravanelli

Ka folur për potencialin e tij si drejtor sportiv i ardhshëm, por ka këshilluar edhe disa blerje në merkato si… Gonzalo Higuain.

Ish-sulmues i Juventus, Fabrizio Ravanelli, po përgatitet të nisë një aventurë të re si drejtues dhe do t’i pëlqente ta bënte te Marseille, klubi ku ka luajtur nga 1997-ta në 1999-ën.

Në një intervistë të dhënë për L’Equipe du Soir, ai ka thënë:

“Higuain? Nuk e di nëse do të vinte te Marseille, por mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për Champions League. Duke parë se është 32- vjeç, Juventus mund ta lërë të largohet me formulën e huazimit”.

Në lidhje me të ardhmen e tij si drejtor sportiv i Marseille: “Nuk do t’i telefonoj presidentit, ai ka shumë gjëra për të bërë, por e di se duam të kthehem në Marseille dhe se jam në dispozicion të klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat