Gattuso ia dedikon fitoren motrës së tij

Futboll

Gattuso ia dedikon fitoren motrës së tij

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 09:35
Gattuso

Gennaro Gattuso ia ka dedikuar motrës së tij triumfin ndaj Inter.

Napoli mbrëmë ka eliminuar skuadrën e Inter nga Kupa e Italisë, duke prerë kështu biletën për finalen e këtij kompeticioni.

Napolitanët kaluan tutje falë fitores së siguruar në ndeshjen e parë, si dhe një barazimi 1:1 mbrëmë.

Këtë sukses, Gattuso ia ka dedikuar motrës së tij, e cila ndërroi jetë së fundmi.

“Këtë fitore ia dedikoj motrës sime dhe familjes sime”, ka thënë Gattuso.

“Djemtë ishin të jashtëzakonshëm. Ata luajtën për mua dhe unë i falënderoj shumë”, ka shtuar trajneri italian.

Gattuso dhe skuadra e tij do të kenë tani punë me skuadrën e Juventus, në finalen e 17 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat