Lampard nuk bindet nga shqiptari

Futboll

Lampard nuk bindet nga shqiptari

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 16:22
Lampard nuk bindet nga shqiptari

Sulmuesi Armando Broja ka marrë një goditje nga trajneri Frank Lampard. Ai së bashku me sulmuesin Michy Batshuayi ishin dy të vetmit që nuk iu dha një fanellë në miqësoren e bluve të para pak ditëve.

Lampard sfidoi ekipin e tij në një ndeshje brenda “familjes”, por nuk i dha minuta sulmuesit shqiptar.

Ky i fundit duket se do të huazohet në verë, pasi me afrimin e mundshëm të Timo Werner, Ziyech është zyrtarizuar, Abraham dhe Giroud janë në ekip, shanset që Broja të luajë janë minimale.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pritet të ketë fatin e Abraham. Ai do të huazohet në Championship për t’u rritur dhe nëse bind do të rikthehet në Londër me më shumë eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat