Begolli “shokon” Munishin midis emisionit: I kemi lënë llafet, jemi duke folur në fushë!

Futboll

Begolli “shokon” Munishin midis emisionit: I kemi lënë llafet, jemi duke folur në fushë!

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 23:20
Granit Begolli dhe Ismet Munishi

Drejtori sportiv i FC Prishtinës, Granit Begolli i ka replikuar me ironi trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishit në emisionin “Dueli Sportiv”.

Munishi theksoi se Prishtina fitoi “miqësoret” e para në Superligë dhe akoma nuk ka filluar liga për ta, ndërsa reagimi i Begollit ishte i menjëhershëm.

“Nuk e di për cilat miqësore e ke fjalën. Ne i kemi shënuar tre gola Drenicës, të cilës ju nuk e keni mposhtur. Gjithashtu kemi fituar ndaj Vushtrrisë, ndërsa ata ju kanë mposhtur”, tha fillimisht Begolli.

“Ne i kemi lënë llafet edhe iu kemi fokusuar terrenit. Prishtina sivjet flet në fushë”, përfundoi drejtori sportiv i Prishtinës, Begolli.

Vlen të potencohet se Prishtina i ka fituar të gjitha ndeshjet që nga rikthimi i futbollit, kurse Ballkani nuk ka gjetur akoma golin, e as fitoren!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat