Sancho i hapur për rikthimin te Man City

Futboll

Sancho i hapur për rikthimin te Man City

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 08:30
Jadon Sancho

Jadon Sancho mund të kthehet te Manchester City.

Ylli anglez, i cili po kërkohet nga shumë skuadra, Sancho, mund të kthehet përsëri të ish skuadra e tij, Manchester City.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, anësori i Dortmund do të konsideronte një ofertë nga ‘Citizens’, nëse një e tillë do të nisej drejt tij.

Lojtari lidhet tash e sa kohë me një rikthim në Premierligë, por te skuadra si Manchester United e Liverpool.

Së fundmi, mediet angleze kanë lënë edhe ‘Etihad Stadium’ si një mundësi për reprezentuesin e Anglisë.

Sancho largohej nga City në vitin 2017, pasi kalonte nga Watford te City në vitin 2015. Ai gjeti veten në Bundesliga, duke u kthyer në lojtarët më atraktiv, pas paraqitjeve me fanellën e Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat