Modrici e këshillon Mbappen: Largohu nga PSG-ja po deshe ta mbizotërosh futbollin

Futboll

Modrici e këshillon Mbappen: Largohu nga PSG-ja po deshe ta mbizotërosh futbollin

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 10:23
Modrici, Mbappen

Kylian Mbappe duhet të largohet nga Paris Saint-Germain për t’ia dalë ta mbizotërojë futbollin botëror, sipas yllit të Real Madridit, Luka Modric.

Për fituesin e Kupës së Botës me Francën është përfolur vazhdimisht se mund t’i bashkohet bashkatdhetarit të vet që e drejton Real Madridin, Zinedine Zidane, në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, i ka hedhur poshtë thashethemet për largimin e Mbappes, duke thënë se klubi është duke kërkuar t’ia sigurojë në Paris të ardhmen 21-vjeçarit.

Modric beson se Mbappe i ka mundësitë dhe aftësitë për ta arritur kulmin në lojën e futbollit, por ndien se atje do të arrijë vetëm nëse i bashkohet një lige shumë më garuese sesa ajo e Francës.

“Mbappe ka gjithçka që i duhet për ta mbizotëruar skenën”, tha Modric për La Gazzetta dello Sport.

“Por unë mendoj se për ta rritur cilësinë ai duhet të shkojë në një kampionat të cilin ekipi i tij nuk mund ta fitojë me aq lehtësi”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat