Ja çfarë i kishte thënë Ardian Kozniku gazetarit francez për serbët në vitin 1999 dhe kujt ia kishte dërguar paratë në luftë

Futboll

Ja çfarë i kishte thënë Ardian Kozniku gazetarit francez për serbët në vitin 1999 dhe kujt ia kishte dërguar paratë në luftë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:20
Ja çfarë i kishte thënë Ardian Kozniku gazetarit francez për serbët në vitin 1999 dhe kujt ia kishte dërguar paratë në luftë

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, përveç si ish futbollist, njihet edhe si kontribuues i madh për futbollin e Kosovës. Ai përveç që iu bashkua kombëtares së Kosovës në vitin 1993 pikërisht me 14 shkurt kundër Shqipërisë në ndeshjen revyale që ishte luajtur në “Selman Stërmasi”, ku kishte fituar me 3:1 kombëtarja shqiptare, Kozniku ka kontribuar edhe në forma të ndryshme në at periudhë, një herë sa ishte në Hajduk e pastaj kur shkoi edhe në skuadrat franceze. 

Në një intervistë për gazetën “Le journal”, në vitin 1999, të cilën e ka përkthyer për gazetën “Bota sot”, Frank Bejtullahu, që e falënderojmë shumë, aty Kozniku ka deklaruar shumë gjëra interesante. 

Titulli i gazetës francdeze: “Ardian Kozniku, zemër kosovar””. Ai këtë intervistë e kishte dhënë për gazetarin Philipe Chapsepot.
Ishe pjesë e komandës ‘Ustash-ët’ e Blazheviqit. Të tretët në pjesëmarrjen e Kupës se Botës - Franca ‘98.

Image

“Më 1991 keni pranuar nënshtetësinë kroate, sepse ishte e pamundur te luani për Kosovën, mundësit ishin në mes të Jugosllavisë dhe Kroacisë, dhe unë nuk u Mendova fare as një sekondë “pranova nënshtetësinë Kroate”, kishte thonë Kozniku.

Ardian Kozniku ish lojtar i Caen, Le Havre Dhe Bastias. ndërsa sot me Croatian e Zagrebit (Dinamo e sotme). Në 20 vitet e para të jetës së tij i ka kaluar në Kosovë.
Dy edicione si Lojtar i KF Prishtina. 

Image

Klubi ishte i udhëhequr nga selektori aktual serb Zhivadinoviq, me lojtarë të përzier serb dhe shqiptar.

Nga shteti i tij ka kujtime Të ndryshme, të mërzitshme dhe si u keqtrajtuan popullate shqiptare.
I natyralizuar kroat international duke krahasuar shtetin e vet dhe divorcin e sotit të padiskutushëm në mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Në adoleshencë kam qenë, i privilegjuar për shkak të futbollit, ka pas shumë gjëra që nuk i kam llogaritur.
Më vonë kam kuptuar qe populli shqiptare komplet ishte i bllokuar, viktimë e korrupsionit, heqjen e kushtetutës dhe administratës, e pamundur të studiojnë dhe të punojnë normal”, tregon Kozniku.
Nisja për në Split para 20 viteve, i ngjau një ekzili. Ardiani vetëm një herë i ka pa të afërmit e vet për gjatë gjithë kësaj kohe.
“Nuk kisha të drejt të shkoja me pasaportë kroate.
Pa vizë do rrezikoja jetën time po të provoja.
Për gjate gjithë këtyre viteve vetëm telefoni na ka bashkuar më familjen dhe të tjerëve që ishin në Kosovë.
Me sulmet e para të NATO-S lidhjet telefonike u ndërprenë.
Isha i merakosur sepse në TV e shikoja qytetet në flakë, të djegura, dëgjoja për masakra që u bënin popullit tim””, ka thënë Kozniku.
“Në fillim të javës tre vëllezërit me nënën dhe motrën më në fund erdhën në Shqipëri.
Për tri ditë dhe dy netë pa u ndalur së pushuari ku kanë ecur 15 kilometra që e ndaheshin Gjakovën me fshatin e parë Krum të Shqipërisë. Ishin të shokuar pamasë .
Kishin përjetuar shumë kontrolle të paramilitarëve serb, duke ju marrë të gjitha para dhe ju konfiskuan të gjitha dokumentet.
Sot presin ditë më të mira ne Kampin e mbushur me qindra refugjatë të tjetër, ku kishin vetëm një telefon”, tregon kohën e dhimbjeve të mëdha. 
Prej ekzilit kroat,  Ardiani gjithmonë ka ndihmuar të afërmit dhe njerëzit me nevoja të ndryshme.
Kam dërguar para pandërpre ne numrat e kontos të publikuar nga Radio Televizioni shqiptar, psh për fëmijët nga Drenica.

“Ishte një obligim moral për mua. Por nuk kam dërguar direkt në LDK të Rugovës apo UÇK.
Jap akoma edhe sot për refugjatët.

I falënderohem shumë Francës, SHBA, Anglisë, Italisë dhe gjithë botës. Zgjidhja më e mirë është që të vazhdojnë bombardimet dhe NATO të vendoset në Kosovë.

Të gjithë e din që civilët u keqtrajtuan dhe u masakruan nga makineria serbe .
Duhet te largohet policia dhe ushtria serbe, që Kosova mund të jetojë e lirë me institucionet e veta Universitetet etj...
Dëshiroj që populli shqiptarë ta shohin Lirinë në jetën e tyre.
E ëndërroj një Republikë të vërtet të Kosovës për fëmijët e shtetit tyre gjithashtu edhe për mua”, tha Kozniku në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat