Prishtina në Skënderaj

Futboll

Prishtina në Skënderaj

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 15:23
Prishtina në Skënderaj

Prishtina nesër në Skenderaj zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri më tani në këtë edicion. Bardhekaltrit duhet ta ruajnë epërsinë e krijuan në ndeshjen e parë prej tre golave epërsi, 3:0. Drenicasit në finale të Kupës i dërgon vetëm fitorja prej katër golave epërsi, kurse në rast të fitores prej 3:0, ndeshja shkon në shtesa/penallti.

"Duke i parë statistikat, Prishtina jo me 4 gola, por as me 3 gola epërsi nuk është mposhtur asnjëherë në Skenderaj. Nga 27 ndeshjet e zhvilluara në Skenderaj, Drenica e ka vetëm një fitore me dy gola epërsi, 2:0 më 2014.

Kuqezinjtë nga këto 27 përballje kanë bilanc pozitiv prej 11 fitoreve, 7 barazime dhe 9 fitore prishtinasit. Me goldallim +1, 25:24 për Drenicën.

Prishtina nga 7 përballjet e fundit – 6 ka fituar prej tyre dhe 1 ka barazuar. Prej tyre 3 i ka të fituar në Drenicë. Kuqezinjtë fitoren e fundit e kanë më 2018, 1:0.

Duke parë këto statistika, Prishtinasit krejt çfarë duhet është që të kenë angazhim maksimal dhe finalja e 10-të e Kupës është shumë pranë", thuhet nga FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat