Gruaja më e mirë që kam pasur në krevat, ja sa herë bënim seks brenda natës, ja kush e thotë nga emrat e mëdhenj - Bota Sot
Gruaja më e mirë që kam pasur në krevat, ja sa herë bënim seks brenda natës, ja kush e thotë nga emrat e mëdhenj

Futboll

Gruaja më e mirë që kam pasur në krevat, ja sa herë bënim seks brenda natës, ja kush e thotë nga emrat e mëdhenj

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:46
Gruaja më e mirë që kam pasur në krevat dhe ja sa herë kryenim seks brenda natës, ja kush e thotë nga emrat e mëdhenj

Adil Rami është mburrur se ka bërë seks me Pamela Anderson 12 herë në ditë gjatë lidhjes së tij me ish-yllin e Baywatch. Futbollisti dhe aktorja dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin para se lidhja e tyre 2 vjeçare të mbaronte verën e kaluar.

Ata e demonstronin shpesh pasionin e tyre me anë të postimeve në rrjetet sociale ku bënin deklarata dashuri për njëri-tjetrin.

Por pas ndarjes, Rami u detyrua të mohojë akuzat se kishte tradhtuar dhe abuzuar me aktoren kur u ndanë.

Por sipas një prej ish-shokëve të tij të skuadrës, 34-vjeçari foli për jetën e tij seksuale me Anderson këtë vit.

“Rami na tha gjëra interesante për Pamelën,”– u shpreh Aleksandr Kokorin. “Normalisht të gjithë ishim të interesuar për të ditur sesi ishte ajo në krevat. Ndërsa Rami u shpreh se ishte gruaja më e mirë që ka pasur gjatë gjithë jetës së tij.”

Kokorin tregoi se Adil Rami i zbuloi që bënin seks 12 herë brenda natës.

“Na tha që ai dhe Pamela e bënin 12 herë brenda natës. Mua as nuk më vjen turp të ndaj me ju një informacion të tillë,”– u shpreh ai.

Anderson pretendoi se Adil e kishte dhunuar në një postim në Instagram ku njoftoi ndarjen e tyre. Gjithashtu ajo tha se futbollisti vazhdonte të fliste me nënën e binjakëve të tij duke pasur një jetë të dyfishtë dhe se koha me të kishte qenë një gënjeshtër e madhe.

Në një prej email-eve që kishte shkëmbyer me ish-partneren, Sidonie Biemont, ai i tha se marrëdhënia me aktoren ishte thjesht platonike.

Rami ishte në klubin francez Marseille ndërsa ishte me Anderson, por u shkarkua për sjellje të keqe në gusht 2019.

Ai luajti një ndeshje me skuadrën turke Fenerbahce para se të transferohej në shkurt tek Sochi, duke e lënë klubin pa bërë asnjë paraqitje në fushë në fund të muajit të kaluar pas një mosmarrëveshje për kontratën e tij dhe pagesën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat