Mediat britanike: Manchester United rrit ofertën për sulmuesin

Futboll

Mediat britanike: Manchester United rrit ofertën për sulmuesin

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 17:29
Mediat britanike: Manchester United rrit ofertën për sulmuesin

Sipas medias britanike “Times”, Manchester United ka vendosur të transferojë me çdo kusht sulmuesin e Barcelonës Ansu Fati në “Old Trafford” dhe për ta bërë këtë është gati të kënaqë pretendimet e katalanëve.

Kështu pasi iu refuzua oferta e parë prej 100 milionë eurosh, klubi anglez është gati të shkojë deri në 150 milionë euro për sulmuesin e talentuar spanjoll, që ka shpërthyer këtë sezon me fanellën e Barcelonës.

Sulmuesi 17-vjeçar është një fiksim i norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer, që dëshiron ta marrë në “Old Trafford” për të formuar një treshe sulmi bashkë me Rashford dhe Martial, gjithsesi vlen të theksohet se edhe Barcelona nuk dëshiron të humbë futbollistin.

Më herët katalanët kanë refuzuar edhe oferta nga klube të tjera, si dhe ofertën për ta përshirë në shkëmbim me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, pasi Fati cilësohet si një nga futbollistët më premtues në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat