Futi në sherr presidentin me drejtorin sportiv

Futboll

Futi në sherr presidentin me drejtorin sportiv

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:07
Futi në sherr presidentin me drejtorin sportiv

Sulmuesi i Çelsit Pedro raportohet se ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Romën. Spanjolli besohet se ishte arsyeja e konfliktit mes presidentit Xhejms Palota dhe drejtorit sportiv Xhanluka Petraki.

Gjithsesi “Corriere dello Sport” siguron se Pedro do firmosë një kontratë deri në 2022 dhe do përfitojë 3.5 milion euro në sezon. Gazeta italiane shkon më tutje ku pretendon se trajneri i Romës Paulo Fonseka e ka telefonuar personalisht sulmuesin duke i thënë se klubi do ta respektojë vendimin e tij.

Edhe pse 33 vjeç Pedro mund të luajë në çdo pozicion të sulmit.

Spanjolli ka fituar 1 Premier Ligë, 1 Kupë Anglie dhe Europa Ligën me Çelsin si dhe ka ndihmuar Barcelonën të fitojë 3 Liga Kampionësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat