Lajm i keq për futbollin

Futboll

Lajm i keq për futbollin

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:25
Lajm i keq për futbollin

Testet për COVID-19 në Angli nuk janë ndërprerë. EFL njofton se janë bërë gjatë javës 2213 teste në lojtarë dhe pjesëtarëve të stafeve të 24 klubeve të Championship (liga e dytë e futbollit anglez).

Nga testet ka rezultuar se 8 persona janë të infektuar me koronavirus.

Ata i përkasin gjashtë klubeve të ndryshme, ndërkohë që nuk zbulohen emra, apo nëse janë futbollistë apo pjesëtarë stafesh.

Teste janë bërë edhe në League One (kategoria e tretë), konkretisht 254 persona.

Katër persona nga dy klube kanë dalë pozitivë me koronavirus, kurse në League Two nuk ka asnjë të prekur nga 174 persona të testuar.

Të gjithë personat që kanë dalë pozitivë në testet e bëra, do të duhet të izolohen për një javë, sikurse udhëzojnë autoritetet shtetërore në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat