Ardian Kozniku tregon se kujt ja kishte dërguar paratë në vitin 1999 dr. Ibrahim Rugovës, UÇK-së apo...

Futboll

Ardian Kozniku tregon se kujt ja kishte dërguar paratë në vitin 1999 dr. Ibrahim Rugovës, UÇK-së apo...

Nga: Kemajl Goca Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:34
Ardian Kozniku

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, me 11 prill të vitit 1999, në një intervistë për gazetën franceze “Le Journal”, ka treguar se kujt ja kishte dërguar paratë në vitin 1999, Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, UÇK-së apo...

“Kam dërguar para pandërpre ne numrat e kontos të publikuar nga Radio Televizioni shqiptar, psh për fëmijët nga Drenica. Ishte një obligim moral për mua.

Por nuk kam dërguar direkt në LDK të Rugovës apo UÇK-së. Jap akoma edhe sot për refugjatët. I falënderohem shumë Francës, SHBA, Anglisë, Italisë dhe gjithë botës. Zgjidhja më e mirë është që të vazhdojnë bombardimet dhe NATO të vendoset në Kosovë.

Image

Gazeta franceze

Të gjithë e din që civilët u keqtrajtuan dhe u masakruan nga makineria serbe”, kështu ka thënë Kozniku me 11 prill të vitit 1999. Sipas Koznikut, paratë direkt i kishte dërguar për refugjatët.

Kozniku ka fituar medaljen e bronztë me Kroacinë në vitin 1998 në Kampionatin Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat