Edvin Kuc: Jemi skuadra më e mirë në Kosovë, mund të bëjmë gjithçka

Futboll

Edvin Kuc: Jemi skuadra më e mirë në Kosovë, mund të bëjmë gjithçka

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 19:20
Edvin Kuc

Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuc thotë që skaudra e tij është më e mira në Kosovë.

Ballkani sot arriti finalen e parë në histori të klubit, falë një barazimi 1-1 ndaj Feronikelit, ku goli i mysafirit ia mundësoi historinë klubit të Ismet Munishit.

Lojtari i pandalshëm i Ballkanit, Edvin Kuc padyshim se është shumë i kënaqur për angazhimin dhe arritjen e madhe që skuadra e tij e arriti sot.

Ai në një prononcim të dhënë menjëherë pas ndeshjes me Feronikelin tha se Ballkani mund të bëjë gjithçka – pasi ka skudrën më të mirë në Kosovë.

“Ne e kemi vërtetuar edhe një herë se jemi skuadra më e mirë në Kosovë, një grup i shkëlqyeshëm lojtarësh, të udhëhequr me trajnerë dhe menaxhim të shkëlqyeshëm. Tani i drejtohemi kampionatit, ne nuk patëm fat sporti në dy ndeshjet e para, por është e rëndësishme që ne nuk devijuam nga loja jonë, kjo skuadër mund të bëjë gjithçka”, tha shkurtimisht Edvin Kuc.

Vlen të potencohet se Ballkani do të luajë me Prishtinën në finalen e DigitAlb Kupës së Kosovës me 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat