Ja pse Ozil nuk ishte në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen ndaj Man City

Futboll

Ja pse Ozil nuk ishte në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen ndaj Man City

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 12:13
Mesut Ozil

Mikel Arteta thotë se Mesut Ozil nuk u ftua në skuadrën e Arsenalit për takimin me Manchester City në Premierligë për shkaqe taktike.

Ozil nuk ishte në formacionin startues e as në mesin e nëntë zëvendësuesve për ndeshjen e zhvilluar në ‘Etihad’.

Arsenali humbi 3:0 pas golave nga Raheem Sterling, Kevin De Bruyne dhe Phil Foden.

Pas ndeshjes, Arteta u pyet për mungesën e Ozilit.

Përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Për arsye taktike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat