Zona Champions? Flet Gattuso

Futboll

Zona Champions? Flet Gattuso

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:03
Zona Champions? Flet Gattuso

Napoli arriti mbrëmjen e djeshme të fitonte Kupën e Italisë, pasi fitoi 4-2 me penallti kundër Juventusit. 

Trajneri Gennaro Gattuso është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes dhe nuk i ka fshehur emocionet. Ky muaj nuk ka qenë aspak i lehtë për teknikun italian. Ai humbi motrën e tij, e cila kishte disa kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Jeta dhe sidomos futbolli më ka dhënë më shumë se sa unë kam dhënë për to. Në jetë ti gjithmonë mendon për prindërit dhe familjen, kështu që natyrisht çfarëdo që t’u ndodhë atyre është e vështirë për t’u pranuar. Futbollin e kam pasur pasion gjithmonë, prandaj jam këtu ku jam sot”, deklaron Rino për mikrofonat e “RAI Sport”.

“Bëhem shpesh nervoz me lojtarët e mi kur nuk e shikoj atë pasion për lojën që unë kërkoj. Nuk kam asnjë pendesë për karrierën time dhe këtë dua të kenë dhe lojtarët e mi. Besoj tek “Zoti” i futbollit dhe çfarë do të mbjellësh do të korrësh. Zona Champions? E kemi për detyrë. Nuk është aspak e lehtë, por ne duhet të japim maksimumin”, mbyll Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat