Gjyqtari i Superligës me Covid-19, tregon me kë kishte kontakt

Futboll

Gjyqtari i Superligës me Covid-19, tregon me kë kishte kontakt

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:42
Gjyqtari i Superligës me Covid-19, tregon me kë kishte kontakt

Mbrëmë gjyqtari i Superligës së Kosovë, Ilir Mehmeti, ka njoftuar që ka dal pozitiv në testin e dytë me “Covid-19” pasi që në testin e parë të bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës kishte dalë negativ.

Informacionin e ka publikuar vetë Mehmeti në llogarinë e tij, derisa gjendja shëndetësore e tij është e mirë deri më tani.

Kështu ka thënë ai në një deklaratë dhënë për Insportin.

“Për momentin jam mirë, normal gjuajt dhe nyejt po më dhëmbin, koka herë pas herë”, tha fillimisht Mehmeti.

Ai nuk e di ku është infektuar, derisa tregon në cilën ndeshje ishte prezent dhe me kë kishte kontakt.

“Nuk e di ku jam infektuar. Në ndeshjen Prishtina Ferizaj kam pas kontakt me kolegët e ndeshjes dhe me vëzhguesin”, ishin fjalët e gjyqtarit Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat