Interi blindon kroatin

Futboll

Interi blindon kroatin

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 14:17
Interi blindon kroatin

Marselo Brozoviç do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit.

Mesfushori është në qëndër të projektit të zikaltërve dhe për të mënjanuar çdo surprizë të pakëndëshme, drejtuesit e klubit i kanë ofruar kroatit rinovimin e kontratës deri në vitin 2023, shoqëruar edhe më një rritje page të konsiderueshme.

Objektivi i Marotës është të heq klauzolën prej 60 milionë eurosh nga kontrata e lojtarit një mënyrë kjo për të mbajtur larg klubet që nuk kanë anjë problem të paguajnë një shumë të tillë për kartonin e Brozoviçit, i cili falë trajnerit Spalletti u bë një mesfushor i një niveli botëror, ndërsa me Konten në stol ai u bë më racional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat