Arteta i pasigurt për të ardhmen e Luiz: Duhet të marrim vendime të mëdha

Futboll

Arteta i pasigurt për të ardhmen e Luiz: Duhet të marrim vendime të mëdha

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 23:01
Luiz dhe Mikel Arteta

Mikel Arteta ka dhënë disa komente lidhur me të ardhmen e David Luiz.

Qendërmbrojtësi brazilian është në javët e fundit të kontratës së tij me Arsenal, dhe mbi të ardhmen e tij nuk dihet asgjë.

Sipas fjalëve të agjentit të lojtarit, gjithçka do të vendoset gjatë kësaj jave.

Kurse, disa fjalë ka thënë edhe Arteta, i cili është shprehur i pasigurt për të ardhmen e brazilianit, duke thënë se skuadra është para disa vendimeve të mëdha.

“Nuk e di”, ka thënë Arteta, i pyetur nëse Luiz do të luajë përsëri me Arsenal, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk mund të harrojmë situatën financiare. Mënyra se si Covid-19 ka goditur të gjithë do të ketë impakt”, ka shtuar spanjolli, duke lënë gjithçka në pikëpyetje për kontratën e brazilianit.

Luiz do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni. Nuk dihet nëse Arsenal do t’i ofrojnë rinovim lojtarit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat