Nuk ka qetësi për Juventusin, i dëmtohen edhe 2 yjet e skuadrës

Futboll

Nuk ka qetësi për Juventusin, i dëmtohen edhe 2 yjet e skuadrës

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 10:29
Foto Ilustrim

Humbja në finalen e Kupës së Italisë ka lënë shije të hidhur në shtëpinë e Juventusit.

Bardhezinjtë kanë nisur përgatitjet sot për ndeshjen e radhës në kampionat, por lajmet nga infermieria nuk janë pozitive.

Testet diagnostikuese zbuluan një dëmtim të shkallës së parë për Alex Sandron dhe një dëmtim të pjesshëm të tendinës së kofshës së djathtë për Khediran.

Dy mungesa të rënda për Sarrin, i cili në funksion të rifillimit të Serisë A humbet edhe dy lojtarë të rëndësishëm pas Chiellinit dhe Higuain.

Kapiteni bardhezi dhe “Pipita” vazhdojnë punën e personalizuar dhe akoma nuk është e qartë nëse do të jenë në dispozicion për rifillimin e Serisë A.

Ndërkohë, rezultatet e provës për Alex Sandro dhe Khedira lënë pak vend për interpretim.

Pas testeve diagnostikuese, braziliani filloi fizioterapinë, por do t’i duhen të paktën 20 ditë për t’u rikthyer.

Gjermani, nga ana tjetër, do t’u nënshtrohet testeve të mëtejshme në ditët në vijim për të përcaktuar më mirë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat