Sarri rrezikon shkarkimin, tani ka humbur edhe mbështetjen e lojtarëve

Futboll

Sarri rrezikon shkarkimin, tani ka humbur edhe mbështetjen e lojtarëve

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 13:54
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është përsëri në qendër të vëmendjes, dhe puna e tij te Juventus është vënë në rrezik, raportojnë mediet në Itali.

Gazeta dello Sport në ballinën e saj të ditës së premte, raporton se ish trajneri i Chelsea është i vetëm dhe se lojtarët “nuk qëndrojnë pas tij”, pas humbjes së finales së dytë këtë vit.

Pasi humbi finalen e Superkupës nga Lazio në fillim të vitit, Juvetnus tani është mundur edhe në finale të Kupës së Italisë, nga Napoli, pas ekzekutimit të penalltive.

Kjo humbje, dhe mënyra e të luajturit dobët nga Juventus në pjesën e dytë, ka ngjallur alarm në Torino, dhe mediet  italiane besojnë se ka një kontroll të shtuar mbi punën e 61 vjeçarit.

Sarrit, tani i mbetet të fitojë me patjetër titullin në Serie A, ku po rrezikohet nga Lazio, ndërsa i nevojitet sukses edhe në Ligën e Kampionëve, për t’i shpëtuar shkarkimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat