Tirana do të kërkojë të hedhë menjëherë pas krahëve disfatën

Futboll

Tirana do të kërkojë të hedhë menjëherë pas krahëve disfatën

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:43
Tirana do të kërkojë të hedhë menjëherë pas krahëve disfatën

Tirana do të kërkojë të hedhë menjëherë pas krahëve disfatën ndaj Teutës në kampionat, që këtë të premte në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë. Në Selman Stërmasi në orën 17:00 luhet një nga sfidat më të ndjera të futbollit shqiptar teksa bardheblutë do të sfidojnë kuqeblutë në një duel me objektiva të kundërt.

Tirana kërkon të hedhë një tjetër hap drejt titullit kampion dhe të mos ndjejë presionin e Kukësit nga pas ndërkohë që Vllaznia e trajnerit Hysen Dedja pas dy barazimeve radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë synon të mos dalë pa pikë nga kryeqyteti në mënyrë që të shpresojë deri në fund për të shmangur vendin e 8-të që e çon në play-out.

Jurgen Çelhaka do të jetë mungesa e madhe e Egbos në këtë sfidë ndërsa në dyshim është edhe talenti tjetër Albi Doka. Më pak probleme ka me dëmtimet Vllaznia.

Në ekranin e Supersport në orën 17:00 nuk do të keni mundësi të ndiqni vetëm sfidën mes bardhebluve dhe shkodranëve pasi java e 30-të do të nisë me dy takime, teksa në Vlorë Flamurtari i rënë nga kategoria do të presë Partizanin që synon vazhdimësinë por edhe t’i afrohet sa më shumë zonës europiane. Një ndeshje e lehtë në letër për të kuqtë por që në fushë mund të rezultojë e vështirë. Partizani duhet me çdo kusht të marrë tre pikët në këtë sfidë pasi misioni Europë por edhe shmangja e zonës play-out për skuadrën e Sormanit kalon nga ky takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat