Atletico refuzoi ofertën nga Premierliga prej 150 milionë euro për Joao Felix

Futboll

Atletico refuzoi ofertën nga Premierliga prej 150 milionë euro për Joao Felix

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:52
Joao Felix

Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë prej 150 milionë euro për sulmuesin Joao Felix në fillim të këtij sezoni, kanë konfirmuar burime të afërt të klubit spanjoll te Goal.

Futbollisti 20 vjeçar iu bashkua Ateltico Madrid verën e kaluar nga Benfica, për një shumë rekorde prej 126 milionë euro për spanjollët.

Edhe pse u transferua te Atletico vetëm një vit më parë, kjo nuk kishte penguar një skuadër angleze t’i ofronte menjëherë 150 milionë euro për portugezin e talentuar.

Oferta e cila erdhi nga Premierliga, me emrin e klubit që nuk dihet, do të bënte që Felix të lëvizte këtë verë në drejtim të Anglisë.

Kjo oferte është refuzuar nga Atletico Madrid, duke u cilësuar si jo serioze.

Felix, i cili konsiderohet si një nga talentët më premtues, ende nuk ka treguar më të mirën e tij në sezonin e parë te Atletico, duke u përballë me disa lëndime.

Lojtari këtë sezon ka shënuar tetë gola, dhe ka bërë tre asistime në 29 paraqitje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat