Momente paniku për futbollistin

Futboll

Momente paniku për futbollistin

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 15:39
Momente paniku për futbollistin

Momente paniku për futbollistin.

Mesfushori i Romës, Brajan Kristanta, është gjendur në një situatë kaotike, teksa 2 persona tentuan t’i vidhnin orën Rolex, në një lagje të kryeqytetit italian.

Mediat italiane raportojnë se 2 hajdutët ishin me një skuter, teksa tentuan t’i hiqnin orën nga dora futbollistit italian, por për fat të mirë, kjo gjë nuk u bë e mundur, pasi 25-vjeçari bëri rezistencë duke goditur me grusht njërin prej tyre.

Të rinjtë janë larguar menjëherë, ndërkohë që Kristanta, është paraqitur në stacionin më të afërt policor, për të denoncuar ngjarjen, e cila tashmë po hetohet nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat