Setien nuk pajtohet me Piquen: Foli i frustruar, Reali nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet

Futboll

Setien nuk pajtohet me Piquen: Foli i frustruar, Reali nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 11:47
Quique Setien

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, nuk pajtohet me Gerard Pique dhe beson se Real Madridi do të lëshojë pikë në La Liga.

Barcelona lëshoi pikë duke i dhënë shansin Real Madridit që t’i bashkohet atyre në krye me 65 pikë, nëse fitojnë në udhëtim te Real Sociedad.

Pique tha pas takimit se vështirë që Reali do të humbasë pikë në ndeshjet e mbetura dhe se Barça është inferiore ndaj ekipit të Zinedine Zidane, për diçka që nuk pajtohet Setien.

“Mendoj se ajo çfarë tha Pique është frustrim i momentit. Në fillim patëm 30 minuta shumë të mirë por më pas u bë rrëmujë”, tha ai për AS.

“Në pjesën e dytë humbëm shumë topa dhe u dhamë atyre jetë”.

“Nesër ai (Pique) sigurisht se do të mendojë ndryshe sepse jam i sigurt se Madridi nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat