Qeveria franceze: Skuadrat mund të kthehen nga 11 korriku, lejohen edhe tifozët

Futboll

Qeveria franceze: Skuadrat mund të kthehen nga 11 korriku, lejohen edhe tifozët

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 12:32
PSG

Ishte nga të parat që e mbylli sezonin dhe tashmë konfirmon rikthimin e tifozëve në stadium.

Qeveria franceze ka marrë vendim që skuadrat t’i rikthehen futbollit nga data 11 korrik, madje me praninë e jo më shumë se 5000 shikuesve.

Kështu ka bërë të ditur para pak çastesh, sajti “Bleacher Report” që ka shtuar se Kupa e Ligës dhe Kupa e Francës mund të luhen me praninë e tifozëve.

Kujtojmë se Franca e përfundoi sezonin 2019/2020 me tabelën aktuale, ku PSG u shpall kampione, ndërsa Toulouse e Amiens u përshëndetën nga elita, ndërsa Lyoni mbeti jashtë garave evropiane pas plotë 23 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat