Këto janë tri takimet e sotme të javës së 25-të në Superligen e Kosovës

Futboll

Këto janë tri takimet e sotme të javës së 25-të në Superligen e Kosovës

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Java e 25-të në IPKO Superligën e Kosovës nis me duelin ndërmjet liderit Dritës dhe Ferizajit.

Ekip nga Gjilaini arkëtoi pikët e plota duke u shkëputur në krye të tabelës, ku ka pesë pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Prishtina.

Ndërkohë sot në program janë edhe tri sfida tjera mjaft interesante.

Gjilani pret në shtëpi Vushtrrinë në duelin që nis nga ora 17:00. Ekipi i drejtuar nga Mazani synon pikët e plota për të qëndruar në garë për titull.

Ndeshja më e zjarrtë e ditës së sotme pritet të zhvillohet në Skenderaj, ku ka një derbi kuqezi.

Drenica pret Flamurtarin dhe ky është një takim ku dy skuadrat po luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit.

me të përfunduar këto dy ndeshje, do të startojë takimi i tretë i ditës së sotme.

Në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, Prishtina do të përballet me Dukagjinin e Klinës.

Takimi në kryeqytet do të nisë nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat