Qeveria pranon hapjen e stadiumeve

Futboll

Qeveria pranon hapjen e stadiumeve

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 13:16
Qeveria pranon hapjen e stadiumeve

Qeveria pranon hapjen e stadiumeve për dy ndeshjet e rëndësishme.

Qeveria franceze lejon zhvillimin e dy finaleve të Kupës së Francës dhe Kupës së Ligës me tifozë në stadiume.

Në këtë mënyrë, miratohet paraprakisht qëndrimi i 5 mijë tifozëve në stadiume duke respektuar distancën sociale. Kjo iniciativë pritet të zbatohet për ndeshjet PSG-Sent Etien (Kupa e Francës, 24 korrik) dhe PSG-Lion (Kupa e Ligës, 31 korrik).

Megjithatë, do të pritet ecuria e pandemisë së koronavirusit për të vendosur në 11 korrik përfundimisht nëse këto dy ndeshje do të zhvillohen me apo pa tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat