Cristante arriti të dilte nga makina ku u përball me kriminelët

Futboll

Cristante arriti të dilte nga makina ku u përball me kriminelët

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 13:48
Cristante arriti të dilte nga makina ku u përball me kriminelët

Mesfushori italian i Romës, Bryan Cristante, ishte viktimë e një tentim plaçkitje afër stadiumit Olimpiko.
Dy persona të maskuar ju afruan lojtarit teksa mbanin të veshura helmeta të zeza duke u përpjekur të ja marrin orën nga dora.

Cristante arriti të dilte nga makina ku u përball me kriminelët por për fat nuk pati pasoja. Aty afër u gjendet edhe një oficer policie i cili nuk ishte në detyrë por që i ndihmojë lojtarit.

Rasti u paraqit në polici dhe lojtari u lë i lirë të shkonte  në shtëpi.

Kujtojmë që Cristante këtë sezon është paraqitur 21 herë për Romen, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat