Ndeshjet e mbetura të Barcelonës dhe Real Madridit deri në fund të edicionit

Futboll

Ndeshjet e mbetura të Barcelonës dhe Real Madridit deri në fund të edicionit

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:04
El Clasico

Gara në La Liga sa vjen e bëhet më interesante.

Pas dështimit të Barcelonës në udhëtim te Sevilla, tani topi është te Real Madridi, që nesër i shkon Real Sociedadit në “Anoeta”.

Katalunasit deri në fund të sezonit 2019/2020 do t’i kenë edhe tetë ndeshje, ndërsa galaktikët nëntë sosh, duke llogaritur atë të nesërmen.

Orari favorizon mbretërit, por së pari duhet t’i barazojnë pikët, pasi nuk pritet ta kenë të lehtë ndaj Sociedadit që po kërkon me ngulm të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Xhiro e 33 dhe 34 pritet të jenë më të vështirat për “verdhë e kuqtë, pasi presin Atletico Madridin dhe i shkojnë Villarealit në “El Madrigal”.

Më poshtë të gjitha ndeshjet e mbetura për dy skuadrat më të trofeshme në gadishullin Iberik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat