Portieri 17 vjeçar pëson 10 gola dhe shpallet më i miri

Futboll

Portieri 17 vjeçar pëson 10 gola dhe shpallet më i miri

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 14:11
Portieri 17 vjeçar pëson 10 gola dhe shpallet më i miri

Portieri 17 vjeçar pëson 10 gola dhe shpallet më i miri i ndeshjes, vendosi rekord në kampionat.

6 lojtarë të Rostovit rezultuan pozitivë me koronavirus, dhe i gjithë ekipi u detyrua të futej në karantinë 14 ditore. Pavarësisht kësaj, Soçi nuk pranoi që ndeshja të shtyhej dhe skuadra e Rostovit u detyrua të luante me të rinjtë e akademisë.

Edhe pse nuk ishin stërvitur prej tre muajsh adoleshentët e Rostovit zbritën në fushën e lojës. Ata surprizuan që në minutën e parë duke kaluar në avantazh por vetëm kaq sepse Soçi në fund fitoi ndeshjen 10-1.

Por për skuadrën e Rostovit kishte edhe një lajm të mirë në fundin e takimit, pasi portieri 17-vjeçar Denis Popov edhe pse pësoi 10 gola u shpall lojtari i ndeshjes pasi priti 15 goditje një rekord ky për Ligën Ruse të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat